Rikthehen reshjet e shiut, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shqipëria

Rikthehen reshjet e shiut, njihuni me parashikimin e motit për sot

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 08:03
Foto ilustrim

Territori shqiptar do të përfshihet nga një sistem i fuqishëm vranësirash duke gjeneruar shira si fillim në zonat perëndimore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë vendin.

Shirat do të jenë të përkohshëm dhe me intensitet  mesatar. Orët e pasdites mbeten në ndikimin e vranësirave dhe shira të dobët në zonat malore duke lënë ultësirën perëndimore me vranësira të dendura por pa reshje, sipas MeteoAlb.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehte në mëngjes por mesdita sjell rënie te tyre duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë max 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

tur shpejtësine max 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Në ndikimin e motit të kthjellet por të ftohtë do të paraqiten vendet Skandinave. Ndërsa  pothuajse i gjithë kontinenti  Europian do të jetë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante.

Më të dendura shirat do të paraqiten në gadishullin e Ballkanit si edhe Europën Qendrore. Po ashtu, me reshje dëbore do të vijojë sërish Europa Lindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat