Memaliaj/ Dy të rinjtë përfshihen në konflikt me sende të forta, arrestohen nga policia. Një prej tyre s’kishte leje drejtimi

Shqipëria

Memaliaj/ Dy të rinjtë përfshihen në konflikt me sende të forta, arrestohen nga policia. Një prej tyre s’kishte leje drejtimi

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Dy të rinj janë përfshirë në një konflikt me sende të forta në Memaliaj, Tepelenë. Policia njofton se si rezultat janë arrestuar dy të rinjtë përkatësisht 30 dhe 22-vjeç.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasit R. M., 30 vjeç dhe M. B., 22 vjeç, banues në fshatin Komar, Memaliaj.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në aksin rural Buz-Komar, Memaliaj këta shtetas janë konfliktuar me njeri-tjetrin, ku shtetasi R. M. ka dëmtuar me sende të forta automjetin e shtetasit M.B. Gjithashtu shtetasi M. B. u konstatua nga shërbimet e policisë se drejtonte automjetin pa leje drejtimi”, njofton policia.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat