Elbasan/ Arrestohet 18-vjeçari që qarkullonte me ‘Jaguar’, pas kontrollit në makinë iu gjetën…

Shqipëria

Elbasan/ Arrestohet 18-vjeçari që qarkullonte me ‘Jaguar’, pas kontrollit në makinë iu gjetën…

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 18-vjeçar, të cilit gjatë aksionit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, i janë gjetur dhe sekuestruar një mjet prerës (thikë), një shkop bejsbolli dhe një përforcues grushti (dorezë hekuri).

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo armë të ftohta, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 18 vjeç, banues në lagjen “Haxhias”, Elbasan.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Jaguar”, kanë gjetur dhe sekuestruar një përforcues grushti (dorezë hekuri). Në vijim të kontrollit, në ambientet e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një shkop bejsbolli dhe një mjet prerës (thikë)”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të metejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat