E zhdukur prej 1 muaji/ “Me djalin e hallës shkova me dëshirë, s’më përdhunoi”, vajza nga Durrësi: Doja të jetoja e qetë, jam e rritur

Shqipëria

E zhdukur prej 1 muaji/ “Me djalin e hallës shkova me dëshirë, s’më përdhunoi”, vajza nga Durrësi: Doja të jetoja e qetë, jam e rritur

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 14:30
Ilustrim

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me largimin e 17-vjeçares nga banesa e saj në Durrës, e cila u gjet sot pas 1 muaj kërkimesh në zonën e plazhit.

Media ka zbardhur dëshminë e adoleshentes e cila ka pohuar se jetonte me dëshirë me 24-vjeçarin dhe se ai është çuni i hallës.  

Madje ajo ka shokuar me deklaratën e saj teksa tha se kanë pasur një raport intim pavarësisht lidhjes së gjakut dhe se ka shkuar me dëshirë me të.

“Kam shkuar me dëshirë dhe nuk më ka përdhunuar. Kam qëndruar vetë më dëshirën time në shtëpinë e kushëririt, kemi marrë shtëpi në plazh.  E kam djalë halle. Nuk kam dashur të lajmëroj prindërit. Doja të jetoja e qetë. Nuk kishin pse të bëheshin merak. Unë tani jam e rritur," mësohet të ketë thënë 17-vjeçarja.

24-vjeçari tashmë i arrestuar nga policia do akuzohet edhe për marrëdhënie me të mitur pasi vajza është e mitur. Gjatë kontrollit në banesën e 24-vjeçarit Sh. F, Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 400 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat