Pranga ish-kryeinspektorit të IMT-së në Elbasan dhe katër të tjerëve, lejuan ndërtimin e një objekti pa leje

Shqipëria

Pranga ish-kryeinspektorit të IMT-së në Elbasan dhe katër të tjerëve, lejuan ndërtimin e një objekti pa leje

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Ish-kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan, shtetasi me iniciale M.Q. është arrestuar sot, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Mësohet se deri më tani janë shoqëruar 5 zyrtarë të bashkisë së Elbasanit, të cilët kanë qenë pjesë e IMT-së Elbasan.

Ata dyshohet se kanë lejuar ndërtimin pa leje të një objekti në qytet.

Për këtë aksion, nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga policia e Elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat