Tragjedia në Bullgari/ Meta: Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë

Shqipëria

Tragjedia në Bullgari/ Meta: Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 10:00
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta shpreh hidhërimin për tragjedinë në Bullgari, ku 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut humbën jetën në një aksident, e 7 të tjerë janë plagosur.

Në këto momente të rënda, kreu i shtetit iu shpreh ngushëllime familjarëve, ndërsa iu uron shërim të shpejtë të mbijetuarve.

Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë për humbjen aksidentale tragjike të jetës të bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut.

Në këto çaste të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe autoriteteve të vendit fqinj, si dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të mbijetuarit”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat