Berisha: Opozita për shkak të një dështaku u shndërrua në një aleat të narko-shtetit

Shqipëria

Berisha: Opozita për shkak të një dështaku u shndërrua në një aleat të narko-shtetit

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 17:39
Sali Berisha

Berisha nga Foltorja e Matit akuzoi Bashën se ka bërë aleancë me qeverinë Rama, atë të cilën ai e cilëson si narko-shtet.

Berisha: Krimi dhe droga bëjnë ligjin në rrugë, bëjnë ligjin në qytete e fshat, bëjnë ligjin në Parlament, qeveri dhe kudo.

Kërcënojnë çdo ditë jetë njerëzit, por këto vite, vite në të cilat Shqipëria kaloi nga një rekord i zi në një tjetër, u bë delja e zezë e Ballkanit dhe Evropës, opozita për shkak të një dështaku që kalonte nga dështimi në dështim, faktikisht "de facto" u shndërrua në një aleat të pa shpllur të narko-shtetit.

Në 8 vite Shqipëria, shqiptarë kaluan nga qytetarët me rrogën më të lartë mesatare në rajon, në qytetarët me rrogën më të ultë në rajon, në vendin me çmimet më të larta në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat