Haklaj: Berisha do shkojë të pushtojë selinë e PD-së! Ja pse nuk e shkarkojnë dot Bashën

Shqipëria

Haklaj: Berisha do shkojë të pushtojë selinë e PD-së! Ja pse nuk e shkarkojnë dot Bashën

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 22:58
Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Ish-deputeti i PD-së Azgan Haklaj tha se Kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga Sali Berisha do të jetë një miting politik dhe skenari i Berishës është që të shkojë në selinë blu dhe të pushtojë selinë.

“E di mirë Berisha se nuk bëhet dot kryetar i PD. Skenari është do mblidhemi në miting, do e nxjerrim Bashën nga selia e do të pushtojnë selinë e PD-së. Unë do të jem aty, më 11 kemi festën e PD-së se do bëjë festë në selinë e PD-së. Në të njëjtën ditë do të jetë edhe festa e Bashës dhe Kuvendi i Berishës.

Berisha nuk mund ta thotë tani se unë do të bëj një Parti, Partia Konservatore Shqiptare. Partia Demokratike ka bërë një kongres të ligjshëm.

PD e ka zgjedhur kryetarin me një anëtar me një votë edhe Berisha ka qenë pjesë e këtij procesi. Basha nuk shkarkohet me 11 dhjetor. Nëse mësyn në selinë e PD-së është rrëmbim i opozitës legjitime, është grusht shteti”, tha Haklaj në Report Tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat