Gazetari shqiptar: Berisha shpërdoroi pushtetin, s’mund të përcaktojë sërish fatin tonë

Shqipëria

Gazetari shqiptar: Berisha shpërdoroi pushtetin, s’mund të përcaktojë sërish fatin tonë

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 23:49
Sali Berisha

Gazetari Arben Rozhani është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha nuk mund ta përcaktojë sërish fatin e shqiptarëve, ndërsa shton se atij ju dha një mundësi në vitin 1990 por e shpërdoroi.

Rozhani ka thënë se Berisha bëri korrupsion dhe në këtë moment Leondard Olli i është kundërpërgjigjur duke i thënë se ata nuk janë prokurorë.

Pjesë nga debati në Ora News:

Arben Rozhani: Ne kemi 31 vjet që merremi qarkun politik te Berishës. Sali Berisha duhet të ishte e shkuara e turpshme e Shqipërisë, sepse ne kemi qenë student në dhjetor dhe tani pasi 31 vitesh prapë Sali Berisha do të përcaktojë fatin tonë siç e përcaktojë atëherë, nuk mundet. Është historia e turpshme e Shqipërisë Sali Berisha. A do të punojë në të mirë të Shqipërisë? Berisha e pati një shans në ‘90  dhe e shpërdoroi.

Brahim Shima: Siç e pati she shans në mandatin e dytë të qeverisjes dhe nuk e shpërdoroi.

Arben Rozhani: E çfarë bëri?

Brahim Shima: Nuk e shpërdoroi.

Arben Rozhani: Mos më fol për rritjen ekonomike të Ridvan Bode, fol për krimet e shëmtuara të korrupsionit.

Leonard Olli: Pse ça të dukemi unë e Shima, prokurorë.

Brahim Shima: Pse se ke dënuar, që 9 vite. Ky popull nuk mund të gënjehet më me fjalë, dosjen në prokurori dhe dënoje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat