Bashkohen 6 pika doganore, Parlamenti shqiptar kalon marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut

Shqipëria

Bashkohen 6 pika doganore, Parlamenti shqiptar kalon marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 19:44
Kuvendi i Shqipërisë

Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për bashkëpunimin  ndërkufitar ka rihapur debatet e "Open Ballkan." PD akuzon se Rama po zbaton projektin e Vuçiç, ndërsa mazhoranca shprehet se po punohet për tregtinë dhe lëvizjen e lirë.

Parlamenti shqiptar ka miratuar ligjin për krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë me Maqedoninë e Veriut. Ministrja e Mbrojtjes e cila ka mbrojtur draftin ka nënvizuar edhe bashkimin e pikave doganore

"Duke krijuar sinergji dhe mundësi të reja dhe duke i parë territoret në dy anët e kufirit si një hapësirë të përbashkët mundësish," tha Xhançka.

"Të përmirësojë kushtet për një kontroll më inteligjent të pikave të kalimit kufitar duke i sjellë ato sado pranë në linjë me standardet e BE-së," tha Çuçi.

Ballkani i Hapur në Kuvend, Shehu: Po bëni tellallin e Vuçiç; Xhaçka: Po punojmë të fikim zjarrin në rajon

Diskutimi i nismës vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama foli përmes një komunikimi online në parlamentin serb, solli edhe reagimin e opozitës.

"Për duartrokitjet e gjata dhe të nxehta që mori dje nga parlamenti i Serbisë," tha Tritan Shehu.

Por për deputetin e PS Etjen  Xhafaj "Open Ballkan" është rruga ku do të shkojnë të gjithë.

"Kjo e "Open Ballkan" sikur të jetë problemi më i madh që ky vend ka, mistifikimi i diçkaje mund të ketë autorësinë andej, por është rruga në të cilën po shkojë  të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor," tha Xhafaj.

Më herët qeveria ka miratuar edhe marrëveshjen e lëvizjes së lirë edhe me Serbinë, draft ky që do të duhet të diskutohet edhe në Parlamentin shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat