Transferta të jashtëligjshme në SHBA, Basha flet për “dosjen me të cilën e mban peng Rama”

Shqipëria

Transferta të jashtëligjshme në SHBA, Basha flet për “dosjen me të cilën e mban peng Rama”

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 22:16
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës që mbahet peng nga kryeministri Edi Rama. Ai ka folur për dosjen Muzi me të cilën e sulmon Berisha.

Ka thënë për dosjen Muzin që ju e keni gënjyer për transfertë parash, dhe keni vepruar kundra ligjit...

Do ta ridikulizoj këtë sepse thotë një trillim total. 6 muaj më parë ka thënë diçka komplet tjetër. Akuza është që Rama më mban peng me këtë dosje, ndërkohë 2 vjet është mbajtur hetimi në Prokurori dhe ka rezultuar me 0 prova me akuzat e ngritura nga një gazetë e financuar nga kundërshtarët tanë politikë. 6 muaj më parë tha se kjo është një gënjeshtër e madhe dhe pas hetimeve dolën 0 prova kundër meje. Prandaj është trillim.

A ju ndalohet shkuarja në SHBA prej kësaj dosje?

Është një gënjeshtër, nuk është shkelur asnjë ligj, dhe nuk ka pasur asnjë transfertë të paligjshme nga PD dhe Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat