Gazetari e pyet pse janë ndërprerë fluturimet nga Aeroporti i Kukësit, përgjigjet Rama

Shqipëria

Gazetari e pyet pse janë ndërprerë fluturimet nga Aeroporti i Kukësit, përgjigjet Rama

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 23:42
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mohoi ndërprerjen e fluturimeve në Aeroportin e Kukësit. Fakteve të gazetarit Andi Tela se kishte kërkuar pikërisht sot për fluturime nga Turqia dhe Zvicra, kryeministri iu përgjigj duke thënë se tani po lidhen kontratat dhe për këtë kërkohet kohë, por shtoi se pavarësisht kësaj realizohen dy fluturime në javë dhe se Aeroporti i Kukësit do jetë shumë i mirë për bileta low cost.

Pjesë nga biseda në MCN Tv

Tela: Në aeroportin e Kukësit aktualisht as nuk ulet dhe as nuk ngrihet asnjë avion...

Rama: Ka dy fluturime në javë.

Tela: Jo, jo, nuk i ka më.

Rama: Po mirë në rregull.

Tela: Nuk i ka. Unë e provova sot, u futa në Air Albania, kërkova për fluturime nga Zvicra dhe nga Turqia dhe nuk ka.

Rama: Nuk janë fluturime të Air Albania. Janë dy fluturime në javë po të them dhe ajo që ndodh me Aeroportin e Kukësit është se tani po lidhen kontratat dhe për këtë kërkohet kohë, bëhen teste, etj. Unë kam pasur në zyrë një kompani të madhe ajrore për Aeroportin e Kukësit. Ai aeroport do jetë shumë i mirë për bileta low cost.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat