Dy vite nga tërmeti tragjik i nëntorit që la 51 viktima, Rama: Tragjeditë sprovojnë njerëzit, sot jemi ngritur më të fortë

Shqipëria

Dy vite nga tërmeti tragjik i nëntorit që la 51 viktima, Rama: Tragjeditë sprovojnë njerëzit, sot jemi ngritur më të fortë

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 08:07
Ilustrim

Kjo e premte shënon 2-vjetorin e tërmetit tragjik të ndodhur më 26 nëntor 2019, ku si pasojë humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë.

Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave duke lënë pa strehë shumë familje kryesisht në Thumanë dhe në disa zona të Durrësit.

Mëngjesi i 26 nëntorit ku vendi u trondit nga një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës rihter la një plage të pashërueshme për familjet dhe të afërmit e 51 viktimave të tij.

Kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në Facebook ka përkujtuar ngjarjen tragjike. Ai shprehet se tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt dhe shtetet por sot, thotë kryeministri, jemi ngritur më të fortë.

"MIRËMËNGJES

Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj

Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur," shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat