Rama kujton tërmetin në Shqipëri: Mirënjohes për ata që u solidarizuan me ne

Shqipëria

Rama kujton tërmetin në Shqipëri: Mirënjohes për ata që u solidarizuan me ne

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 09:19
Arkiv

Kryeministri, Edi Rama ka kujtuar tërmetin që ndodhi dy vite më parë në Shqipëri e ku humbën jetë 51 persona dhe mbi 3 mijë të tjerë u plagosën.

Rama derisa ka kujtuar viktimat nga kjo ngjarje theksoi se tragjeditë sprovojnë njerëzit.

Ai thotë se “mund të themi pa drojë se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj”.

Ai ka falënderuar gjithë ata që u ofruan për t’iu dalë në ndihmë në këtë situatë.

MIRËMËNGJES. Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa drojë se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj😍Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur🙏”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat