Berisha paralajmëron opozitë të fortë: Do më keni këtu deri kur të jem 95 vjeç!

Shqipëria

Berisha paralajmëron opozitë të fortë: Do më keni këtu deri kur të jem 95 vjeç!

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 18:15
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi socialistët që “të përgatiten”, pasi ka ndërmend të qendojë shumë gjatë në politikë.

Në Kurbini ku zhvillloi “Foltoren” e radhës, lideri historik i PD-së u shpre se synon të qëndrojë aktiv në politikë, derisa të bëhet 95 vjeç

“Socialistëve në parlament u thashë “këtu do jem derisa të bëhem 85 vjeç". Tani po iu them, në rast se i madhi Zot e bën të mundur, këtu do më kini derisa të bëhem 95 vjeç. Të përgatiten! Të përgatiten”, u shpreh Sali Berisha.

Qëndrimi i Sali Berishës është paradoksal, kur kujton faktin që vetë ka deklaruar se nuk do jetë më figurë dominuese në PD, ndërsa vetëm pak muaj më parrë konfirmoi Lulzim Bashën si kreun e partisë më të madhe opozitare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat