Reagon Basha: PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Berishës

Shqipëria

Reagon Basha: PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Berishës

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 19:30
Lulzim Basha

Pas “Foltores” së Kurbinit, Lulzim Basha ka reaguar sërish ndaj Berishës.

“Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij.

Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale.

PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës”, shkruan kreu i PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat