Kryesia e PD së Elbasanit vjen në Tiranë, zbardhet çfarë ndodhi mesditën e sotme në selinë blu

Shqipëria

Kryesia e PD së Elbasanit vjen në Tiranë, zbardhet çfarë ndodhi mesditën e sotme në selinë blu

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 13:57
Bledi Himçi

Anëtarë të Kryesisë së PD në Elbasan, kanë mbërritur mesditën e sotme në selinë qendrore të Partisë Demokratike në Tiranë. Ata kanë lexuar emrat e 272 delegatëve, që sipas anëtarëve të Kryesisë, kanë firmosur pro Kuvendit të 11 dhjetorit.

Firmat e këtyre delegatëve janë depozituar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka.

Ky i fundit mban në zyrë një kasafortë ku janë depozituar të gjitha firmat e mbledhura gjatë foltoreve të Sali Berishës. Bledi Himçi, Sekretar i degës së Partisë Demokratike në Elbasan, ka dalë nga Selia blu në Tiranë dhe ka lexuar emrat e 272 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD të cilët sipas tij kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor të kërkuar nga Sali Berisha.

Numri dy i PD, Sekretari Gazment Bardhi ka deklaruar se Suel Çela u ka bërë presion drejtuesve të partisë në Elbasan që këta të fundit të firmosnin pro Kuvendit të Berishës. Vetë ish-kryeministri i ka hedhur poshtë këtë zëra, duke i quajtur të pavërteta.

“Prej dy javësh hidhet baltë mbi procesin e hedhjes së firmave në Elbasan. Ka qenë një prej proceseve më demokratike. Të gjitha kanë firmosur me bindje të plotë për të ndryshuar rrjedhën e Partisë Demokratike. 272 nga 409, 67% e delegatëve të Elbasanit do të jenë në Kuvendin e PD-së në datën 11 dhjetor”, tha Himçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat