Deputetja e PD-së reagon pas skandalit të Beratit, apel Ministrisë: Largoni mësuesin pedofil nga shkolla!

Shqipëria

Deputetja e PD-së reagon pas skandalit të Beratit, apel Ministrisë: Largoni mësuesin pedofil nga shkolla!

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas publikimit të një skandali ku një person i dënuar për “ngacmim seksual” dhe “pedofili” është rikthyer në punë si mësues në një shkollë në Berat.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Zhupa i bën apel ministrisë së Arsimit të marrë masa për largimin e tij nga shkolla si dhe të merren masa kontrolli që asnjë me këto rekorde të mos jetë aktualisht i punësuar në shkollat e fëmijëve shqiptar.

Postimi i plotë:

Kriminale sjellja e institucioneve arsimore në pranimin e një mesuesi me rekorde si i dënuar për pedofili dhe ngacmime seksuale.

Ndërkohë që çdo ditë po dëgjojmë raste të tmerrshme me abuzimin me fëmijët, të tilla vendimarrje janë shenja e pastër sa seriozisht e kane në parandalimin e ketyre ngjarjeve monstruoze! Ministrat nuk kanë detyrë të shprehen thjesht keqardhje kur ndodhin rastet por të bëjnë punën e tyre që ti shmangnin abuzimin me fëmijët.

Si deputete, anëtare e komisionit të edukimin kërkoj publikisht nga ministria e arsimit të marr masa për largimin e tij nga puna në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” të qytetit të Beratit. Si dhe të marr masa kontrolli që asnjë me këto rekorde të mos jetë aktualisht i punësuar në shkollat e fëmijëve shqiptar dhe mos ketë asnjë mundësi punësimi në të ardhmen.

Mësuesi 62-vjeçar  rezulton të jetë i dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2013. Denoncimi është bërë nga fëmijët e prindërve, të cilët të shqetësuar thonë se  Engjëll Bregu është emëruar mësues Fizike në shkollën “22 nëntori”. Vetë nxënësit e shkollës tregojnë se kanë frikë prej tij gjatë zhvillimit të orëve të mësimit.

Në lidhje me këtë rast reagoi edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila përmes një shënimi në facebook, ka dënuar rastin e punësimit të mësuesit. Po ashtu ministrja ka njoftuar se ky person është larguar menjëherë nga detyra dhe ndërkohë ka nisur një hetim administrativ për të gjetur personin apo personat përgjegjës, që nuk kanë marrë informacionin e duhur dhe kanë lejuar punësimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat