U asfiksuan nga gazi në shtëpi. Dy persona humbën jetën një ditë më parë, u gjetën sot

Shqipëria

U asfiksuan nga gazi në shtëpi. Dy persona humbën jetën një ditë më parë, u gjetën sot

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kavajës, ku burrë e grua kanë humbur jetën pasi janë asfiksuan nga gazi.

Forcat blu bëjnë me dije se dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Ata u gjetën ditën e sotme rretho orës 17:45 në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e 60-vjeçarit M.J, banues në Golem, i cili u gjet  pa shenja jete dhe pa shenja dhune. Pranë tij ishte edhe 50-vjeçarja e identifikuar me inicialet A.Ll, banuese në Tiranë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat