Aksident i qëllimshëm ndaj ish-kryeministrit? Parashikimi “bombë” i Alfred Cakos

Shqipëria

Aksident i qëllimshëm ndaj ish-kryeministrit? Parashikimi “bombë” i Alfred Cakos

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 20:08
Alfred Cako, Sali Berisha

Eskorta e ish-kryeministrit Sali Berisha dje pas “Foltores” së Kurbinit ka pësuar aksident në autostradën e Laçit. Makina ku udhëtonte Berisha dhe tre të tjera shoqëruese të tij po udhëtonin njëra pas tjetrës në autostradën e Laçit kur një makinë e cila ka dalë nga një karburant është futur kundërvajtje në autostradë duke dalë ballë për ballë me vargun e makinave të eskortës.

Aksidenti ngriti shumë dyshime, se mund të ishte i qëllimshëm. Për këtë gjë është i bindur Alfred Cako. Para pesë ditësh ai parashikoi se brenda dy javëve, Berisha ose do të arrestohet, ose do të ketë tentativa për eliminim.

Cako shkruan në rrjetet sociale:

“A sju pata thene ne Rrethi Katror para 5 ditesh se keto 2 jave do kete tentative per eliminim ose arestim te S.B.?”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat