"Kjo është një fyerje e madhe që i bëhet sot të gjithë demokratëve", sekretari i degës së PD i përgjigjet Bardhit

Shqipëria

"Kjo është një fyerje e madhe që i bëhet sot të gjithë demokratëve", sekretari i degës së PD i përgjigjet Bardhit

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 20:46
Gazment Bardhi

Sekretari i Degës së PD-së në Elbasan, Bledi Himçi, i ka cilësuar të turpshme deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhit ndaj demokratëve të Elbasanit.

Sekretari i Degës së PD-së në Elbasan, Bledi Himçi lexoi sot emrat e 272 delegatëve që kanë firmosur pa u ndikuar nga askush.

Por sot pasdite në një intervistë televizive, Gazment Bardhi tha se në listën e lexuar nga Himçi kishte emra që nuk janë delegatë të PD.

Ai ka reaguar sërish duke i kujtuar Gazment Bardhit se ata emra janë po të njëjtët që ai ka konfirmuar me email si delegatë të Elbasanit pak muaj më parë kur Lulzim Basha rizgjidhej kryetar i PD, ndërsa në korrik u mblodh edhe Kuvendi Kombëtar. Dhe delegatët kanë qenë po ata, të njëjtët emra të lexuar sot.

“Keqardhje, shumë keqardhje për deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm dhe deputetin e Elbasanit. Janë po ato kryetarë gurpseksionesh, po ajo Kryesi, po ato kryetar seksionesh që punuan në krah të zotit Bardhi dhe mblodhën vota për të votuar zotin Bardhi që sot është deputet në sajë të këtyre njerëzve që punuan ditë e natë për të marrë 6 mandate në Qarkun e Elbasanit. Janë po ato delegatë që para tre muajsh erdhën dhe votuan Lulzim Bashën për kryetar partie në Kuvendin Kombëtar. Kanë qenë po me firmën e Gazment Bardhit që i ka në email, janë po këta emra të këtyre delegatëve. Kjo është një fyerje e madhe që i bëhet sot të gjithë demokratëve elbasanas të cilët kanë plotësuar formularin”, tha Himçi i ftuar në një studio televizive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat