Gjendet nëna e dy fëmijëve, ishte martuar me të dashurin

Shqipëria

Gjendet nëna e dy fëmijëve, ishte martuar me të dashurin

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 08:48
Ilustrim

Gjendet gruaja, nënë e dy fëmijëve e zhdukur një jave më parë në Durrës.

Duke iu referuar burimeve nga policia, Arjeta Cauli është gjetur në Labinot Katund, ku ishte martuar me një djalë.

Sapo kishte lënë punën ditën e hënë, 28-vjeçarja kishte ikur me të dashurin që ishte kthyer nga Italia, me të cilin ishte njohur nëpërmjet ‘Facebook’-ut. Ajo jetonte në familjen e tij si nuse e shtëpisë.

Ndërkohë që familja e djalit e kishte mirëpritur si nuse të djalit të tyre dhe janë çuditur kur policia iu ka shkuar në shtëpi për të kërkuar nënën e dy fëmijëve që i kishte deklaruar kushërirës së saj se ishte rrëmbyer nga katër persona.

Policia e ka shoqëruar në polici 28-vjeçaren, ku është marrë në pyetje. Mësohet se gruaja e re nuk i kishte treguar bashkëshortit të ri dhe as familjes së tij se ishte në proces divorci dhe se kishte dy fëmijë.

Nuk i kisha thënë familjes së të dashurit që isha në proces divorci dhe kisha dy fëmijë. Do ja thosha në një moment të dytë’, ka thënë Arjeta Cauli në polici.

Lidhur me dëshminë e të vëllait që ka bërë dhe denoncimin në polici për zhdukjen e saj, 28-vjeçarja është shprehur se nuk ka pasur marrëdhënie të mira me të.

‘Vëllai s’kishte pse dilte në televizor. Unë me të s’kam pasur marrëdhënie të mira. Unë ika vetë, e dua shumë djalin me të cilin ika’, ka thënë nëna e dy fëmijëve.

Ndërkohë policia ka bërë të ditur se pas verifikimeve ka rezultuar se 28-vjeçarja ka shkuar në spitalin e Elbasanit dhe mjekët kanë thënë se vajza është paraqitur me kriza nervore dhe i kanë bërë qetësues.

Ndërkaq telenovela e gruas së re, nuk do të kalojë pa pasoja për të. Policia e ka proceduar 28-vjeçaren për ‘braktisje të fëmijëve’, megjithëse ajo ka deklaruar se do të shkojë sërish tek i dashuri.

‘Do shkoj prapë tek i fejuari në Labinot Katund. E dashuroj dhe nuk ndahem prej tij’, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat