Mot i keq dhe reshje të dendura shiu, segmentet më të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve

Shqipëria

Mot i keq dhe reshje të dendura shiu, segmentet më të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 17:32
Ilustrim

Stuhitë dhe shirat e rrëmbyer të ditëve të fundit që kanë përfshirë vendin tonë nga jugu i Europës, kanë sjellë edhe problemet e para në rrugë.

Sipas meteorologëve, stuhitë dhe reshjet do vazhdojnë gjithë fundjavën.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar drejtuesit e mjeteve në vend, në lidhje me akset rrugore, të cilat shfaqin probleme si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

ARRSH ka publikuar foto nga zonat që kanë pësuar dëme nga reshjet, ndërsa njofton se në akset e rrethit Tropojë si dhe segmenti Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd ka pasur rënie gurësh dhe inertesh.

Përmes një postimi në “Facebook”, ARRSH apelon ndaj drejtuesve të mjeteve të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës në rrugë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Postimi i plotë:

Vazhdojnë reshjet e shiut në vend duke sjellë edhe rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në akset e rrethit Tropojë, në segmentin Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd.

Grupet e patrullimit kanë bërë pastrimin e akseve në kohë dhe janë në terren, gati për çdo situatë.

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat