​4 viktima nga COVID-19 sot në Shqipëri

Shqipëria

​4 viktima nga COVID-19 sot në Shqipëri

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 17:50
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë raporton se 4 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Në buletinin ditor mësohet se nga 2834 testime të kryera, 418 qytetarë të tjerë kanë rezultuar të infektuar.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë - 164. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana 49- 85 vjeç, një qytetar nga Fieri 65 vjeç.

Janë shëruar 451 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189.044.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 199.555 raste, prej tyre 189.044 janë shëruar, 7.422 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 3.089 pacientë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat