Moti i keq, policia apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes në qarkullim

Shqipëria

Moti i keq, policia apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes në qarkullim

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 19:11
Foto

Moti i keq ditën e sotme ka përfshirë disa qytete të Shqipërisë.

Policia rrugore ka njoftuar se për shkak të motit të keq, në disa segmente rurale ka rënie dheu e gurësh dhe prezencë të mjegullës, ndërkohë që po merren masa për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe  vijueshmërinë e qarkullimit të automjeteve.

Po ashtu policia u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që tregojnë kujdes në qarkullim.

“Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes, të qarkullojnë me shpejtësi të ulët, të vendosin rripin e sigurimit, të mos kryejnë për asnjë arsye parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë,  të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur,  të  tregohen të vëmendshëm dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe të autoriteteve të tjera shtetërore për rastet e bllokimit të rrugëve apo devijimin e lëvizjes.”- njofton polica.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë në gadishmëri të plotë dhe prezent në të gjitha akset rrugore, për t'iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat