Nis puna për rikonstruksionin e hidrovorit të Karavastasë

Shqipëria

Nis puna për rikonstruksionin e hidrovorit të Karavastasë

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Erion Braçe dhe kryetari i Bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi ishte sot në Hidrovorin Karavastasë, një ndër më të mëdhenjtë në Shqipëri. 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Hidrovori i Karavastasë, cili është në gatishmëri për sezonin e reshjeve, do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni total ku përfshihet godina, shtatë elektro-pompat. 

Sipas Ballës Hidrovori është ndërtuar në vitet 1970 dhe prej 50 vitesh nuk ishtë bërë asnjë investim i ri në paisjet elekro-mekanike ekzistuese. 

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Divjakë📍Bashkë me Erion Braçe dhe Fredin ishim në Hidrovorin Karavastasë, një ndër më të mëdhenjtë në Shqipëri. Hidrovori i Karavastasë, cili është në gatishmëri për sezonin e reshjeve, do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni total ku përfshihet godina, shtatë elektro-pompat. Ky hidrovor ka një kapacitet të instaluar prej 39.8 m3/s dhe kullon një sipërfaqe toke bujqësore prej 10 mije ha te Bashkise Divjake dhe Bashkise Fier. Hidrovori është ndërtuar në vitet 1970 dhe prej 50 vitesh nuk ishtë bërë asnjë investim i ri në paisjet elekro-mekanike ekzistuese. Rikontruksioni i Hidrovorit dhe vendosja e pompave të reja elektro-mekanike japin siguri maksimale për evitimin e përmbytjeve të tokës bujqësore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat