Zjarri në banesën në Gjirokastër, ndërron jetë 12-vjeçarja

Shqipëria

Zjarri në banesën në Gjirokastër, ndërron jetë 12-vjeçarja

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

E rëndë është ajo që ka ndodhur në Dervician të Gjirokastrës.

Gazetarja Brikena Metaj, raporton për “BalkanWeb”, se si pasojë e zjarrit që i përfshiu banesën, ka ndërruar jetë një 12-vjeçare. Po ashtu ajo sjell pamjet e brendshme të shtëpisë së shkrumbuar nga flakët.

Në pamjet e publikuara, shihet se si orenditë shtëpiake janë shkrumbuar nga flakët, ndërsa një tym i madh shpërndahet në të gjithë hapësirën e banesës.

Menjëherë sapo kanë mësuar lajmin, zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe tashmë kanë izoluar flakët, të cilat rezultuan fatale për të miturën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat