Bie bora e parë, kjo është zona në Shqipëri që u zgjua sot e mbuluar nga manteli i bardhë

Shqipëria

Bie bora e parë, kjo është zona në Shqipëri që u zgjua sot e mbuluar nga manteli i bardhë

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 10:01
Kukësi është zgjuar i mbuluar nga manteli i bardhë i borës.

Mëngjesin e sotëm Kukësi është zgjuar i mbuluar nga manteli i bardhë i borës.

Reshjet e para kanë nisur në zonat e thella malore si Novosej, Shishtavec, Borje e Topojan, ku temperaturat janë ulur ndjeshëm duke sjellë kështu zyrtarisht dimrin.

Deri më tani, nuk raportohen problematika apo ndërprerjeve të energjisë elektrike. Dëborë ka rënë edhe në malin e Gjallicës. Ndërkaq, qyteti i Kukësit në 24 orët e fundit është përfshi nga moti i keq me reshje shiu të dendura po pa sjellë problematika.

Situata në Qarkun Kukës sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës është i gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar. Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se: Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Ka patur rënie inertesh në disa segmente rruge por si rezultat i punës së bërë nga kontraktorët që kanë në performancë këto rrugë është bërë e mundur pastrimi i tyre pa penguar qarkullimin.

Nga informacioni marrë nga Përgjegjësit e EC-së së bashkive Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat