U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë në spital ish-kreu i komunës Velipojë

Shqipëria

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë në spital ish-kreu i komunës Velipojë

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

E plotësuar (20:09) - Ndërron jetë në spitalin e Shkodrës ish-deputeti Pashko Ujka, i cili nga 2011 deri në 2015 drejtoi edhe Komunën e Velipojës. Mbrëmjen e sotme rreth 18:00 atij iu bë pritë dhe u qëllua me silenciator në një lulishte pranë Kishës Ortodokse, teksa ishte duke shkuar në shtëpi. Si pasojë e plagosjes Ujka humbi shumë gjak dhe pavarësisht thirrjes së familjes për ndihmë për të dhuruar, ai ndërroi jetë rreth orës 20:00.

***

Ish-kryetarit të komunës së Velipojës, Pashko Ujka i është bërë pritë pranë shtëpisë së tij në parkun e qytetit, në zonën e quajtur dollari.

Persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar teksa ka qenë duke hyrë ose duke dalë nga shtëpia.

Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të saj si dhe identifikimin e autorit.

Ngjarja ka ndodhur në parkun e qytetit në zonën e njohur si “Dollari” ose parku pranë Institutit në afërsi të banesës së Ujkës.

“Rreth orës 18:15, në  lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë  dhe vijon krehja e  zonës  me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po  vijon punën për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat