Rrahën dhe torturuan shqiptarin deri në vdekje/ Apeli ‘toleron’ ish gardianët e burgut në Greqi

Shqipëria

Rrahën dhe torturuan shqiptarin deri në vdekje/ Apeli ‘toleron’ ish gardianët e burgut në Greqi

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit të Selanikut, ka lehtësuar dënimin e 12 ish-gardianëve të burgut të Nigritës në Greqi, të cilët kanë torturuar deri në vdekje shqiptarin e burgosur, Ilia Kareli në 2014.

Vendimi është marrë mesditën e sotme sipas mediave greke.

Ku gjykata i ka gjetur ata fajtorë për ngjarjen, por të gjithë do të bëjnë nga 3 vite burg.

Gjykata vendosi duke marrë parasysh raportet e administratës së burgut për sjellje të mirë të gardianëve të dënuar, gjë që bëri që ajo të prishte vendimet nga nga 5 deri 7 vite burg për secilin prej tyre pasi u gjetën fajtorë për torturimin deri në vdekje të të burgosurit shqiptar Ilia Kareli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat