Edhe Qeveri, edhe Harem. Qejf o qejf

Shqipëria

Edhe Qeveri, edhe Harem. Qejf o qejf

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 14:52
Edi Rama

A e dëgjuat Belinda Ballukun, Ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës, në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës, mbajtur ne Elbasan? I dha fund fjalës duke thënë se “kryeministrit të SAJ nuk i pëlqejnë fjalimet e gjata…” Ai vështrimi i Belindës, si qen i rrahur në drejtim të Kryeministrit të Saj, është epik. E kush pa, Belinda! Shtriga e qeverisë…

Gojët e liga thonë se një ditë më parë mes Kryeministrit dhe “Shtrigës” së vet ka pasur një sherr të vockël dhe Rama kur zemërohet me konkubinat e veta, mban inat. I dënon duke mos ua varur dhe duke u mbyllur derën e dhomës së gjumit.

jë që i fut në një garë të paparë e të padëgjuar ministret e qeverisë. Kur vjen puna tek Sulltani i tyre, ato janë të papërmbajtshme. Flasin e qeshin mes tyre, ama në prapaskenë urrehen dhe janë gati t’i vënë flakën njëra-tjetrës, vetëm e vetëm që ta kenë të gjithin për vete.

Garë e vështirë! E kush tha që është kollaj të përziesh Haremin me Qeverinë! Diçka duhet të kenë ditur Sulltanët e mëdhenj të Mesjetës që punët e krevatit nuk i ngatërronin me punët e shtetit. Qejfi-qejf e puna-punë. Po si nuk doli njeri t’ia shpjegojë historinë piktorit në tentativë që rastësia e bëri kryeministër të Shqipërisë?!

Se ja për shembull, siç tregojnë ata që kanë qenë dëshmitarë, Ogerta Manastirliu qe bërë keq kur Lindita Nikolla u bë Ministre e Arsimit, në të shkuarën e qeverisë Rama. Edhe pse nuk shquhej për zgjuarsi, Lindita ishte fort e preferuar për Sulltanin shqiptar. Ashtu e butë, si patë pa bisht, Lindita i bindej e i bënte hyzmet, siç ia kisha enda Edit dhe kjo pat shkaktuar trazira të forta në qeveri. Në dukje, Ogerta dhe Lindita i qeshnin njëra-tjetrës në publik, ama në prapaskenë ato ishin armike të betuara mes tyre. Xhelozia pat arritur aq lart, sa dy gratë janë konfliktuar fizikisht më shumë se një herë me njëra-tjetrën Pasi u argëtua ca kohë me xhelozinë e tyre, vetëm Edi pat mundur t’i ndante e të vinte paqen mes tyre.

Iku Lindita? E kush tha që u kthye qetësia në Qeveri! Aq ambicioze sa janë gratë e Haremit të Ramës nuk bien kurrë në qetësi. Në mos prej grave të reja që hyjnë në kabinet,  herë pas here sherrin e fut ndonjë koordinatore,  ndonjë drejtoreshë aty në Kryeministri, për të cilat do të flasim në një artikull tjetër.

Zor i madh i Edit, i cili thonë se pas ardhjes në qeveri të Belinda Ballukut ka vënë një rregull: Kush shfaq shenja xhelozie, kush i fut kunja shoqes,  e aq më keq kush arrin deri në konflikt fizik nuk do të ketë të drejtë ta takojë Sulltanin për një muaj.

Plot një muaj! Dënim i rëndë për gratë e Ramës! Konkurrencë e fortë. Një muaj mjafton që Sulltani Rama të gjejë një tjetër, ta pëlqejë, ta provojë e pse jo edhe ta zëvendësojë me tekanjozen e Haremit.

Prandaj qeveria ka rënë sus këto kohë. Kryeministri është i zënë me mbajtjen e qetësisë dhe vendosjen e rregullit brenda Haremit, që herë pas here tenton të thyhet, siç ndodhi me Belindën javën e kaluar. Asaj jo më kot i thonë Shtriga. Jo vetëm që foli në publik, por foli me kod në një mbledhje mes dy qeverish!

Dhe hajde kërkoji Edi Ramës të punojë për Shqipërinë! Po ku ka kohë Kryeministri! Kush i lë mend në kokë për të punuar Kryeministrit të Shqipërisë.

Kanë pasur arsye Sulltanët e Mesjetës që i ndanin gjërat: qejfi-qejf, krevati-krevat, seksi-seks ama Qeveria mbetet Qeveri e punët e shtetit, punë shteti. Nuk ngatërrohet shapi me sheqerin se bën dëm./Pamfleti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat