Rikonstruktohen Qendrat Shëndetësore në Çermë Sektor dhe Këmishtaj

Shqipëria

Rikonstruktohen Qendrat Shëndetësore në Çermë Sektor dhe Këmishtaj

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 15:50
Taulant Balla

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla dhe deputeti Erion Braçe panë nga afër punimet e kryera në dy qendra të reja shëndetësore në Çermë Sektor dhe Këmishtaj. 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se këto qendra shëndetësore janë rikonstruktuar në kuadër të Programit Kombëtar të Rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. 

Sipas Ballës është shumë e rëndësishme cilësia e punimeve, sepse duhet t’i rezistojnë kohës dhe garantojnë standardet më të larta në shërbimet.

Postimi i plotë i Taulant Ballës

Divjakë📍 🏥 🏗👷‍♂️ Bashkë me Erion Braçe dhe Kryetarin e Bashkisë Fredi Kokoneshi pamë nga afër punimet e kryera në dy qendra të reja shëndetësore në #ÇermëSektor dhe #Këmishtaj, të rikonstruktuara në kuadër të Programit Kombëtar të Rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Është shumë e rëndësishme cilësia e punimeve, sepse duhet t’i rezistojnë kohës dhe garantojnë standardet më të larta në shërbimet shëndetësore. Në Këmishtaj është ndërhyrë edhe në mjediset e jashtme të Qendrës Shëndetësore, duke krijuar një shesh dhe lulishte. Ndërkohë ekipet e mjekëve dhe infermiereve vijojnë pa u ndalur me programet e shëndetit publik, për vaksinimin e qytetarëve në prag të sezonit të dimrit, për vaksinimin ndaj gripit dhe VAKSINIMIN ANTI-COVID.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat