Nga rrugët te aeroportet, Lubonja: Vizioni i Ramës nuk është për njerëzit që jetojnë këtu! Globalisht liberal

Shqipëria

Nga rrugët te aeroportet, Lubonja: Vizioni i Ramës nuk është për njerëzit që jetojnë këtu! Globalisht liberal

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 17:41
Fatos Lubonja i

Analisti, Fatos Lubonja i ftuar në ‘Opinion’ u shpreh se investimet dhe paratë e shpenzuara për projekte e ndryshme si aeroportet në vend nuk kanë në fokus njerëzit që jetojnë këtu, por duket se janë për të qarkulluar paratë dhe se nuk kanë një vizion.

Sipas Lubonjës e vërteta është se qeveriset për oligarkët.

“Kur u bë rruga e Kombit u pompua si diçka e madhe. Sikur të gjithë ato para të shpenzoheshin për të çuar rrugë në të gjithë veriun do të ishte shumë më efikase për vendin. E njëjta gjë mund të aplikohet për aeroportin e Vlorës, ky është aeroport absurd. Në këtë Shqipërinë tonë të vogël e të varfër, po bëhemi me tre aeroporte. Këto më duken si këto gradaçelat që ngrihen në Tiranë që janë për të qarkulluar ca para, pa një vizion. Për rrugën e Dibrës mund të jem dakord, por para disa ditësh pamë takimin Rama-Kurti dhe aty u fol për një hekurudhë Durrës-Prishtinë. Ne kemi 30 vjet dhe nuk kemi rrugët tona të vogla hekurudhore. Vizioni i Ramës që besoj nuk është vetëm i këtij, është vizioni globalisht liberal.  Nuk ka një vizion për njerëzit që jetojnë këtu”, tha Lubonja.

Gjatë bisedës në studio, Lubonja foli edhe për masat kundër koronavirusit, për të cilat u shpreh se qarkullojnë shumë teori konspiracioni, ndërsa shtoi se duhet të ruhet besimi tek shkenca.

“Teoritë janë të ndryshme. Këta që na kanë gënjyer për shumë gjëra për të ruajtur pushtetin e tyre na krijojnë terrorin e vaksinës. Është për tu marrë në konsideratë abuzimi që mund të vijë me këto metoda. Nëse flasim për vende si Gjemani, Austria apo Italia është pak e vështirë të besosh se kjo gjë po bëhet për të na sunduar sepse ka shumë teori konspiracioni. Në rastin konkret janë shkencëtarët që duhen besuar. Një lloj besimi duhet të kemi dhe besimin më të madh e kemi tek vendet demokratike. Unë gjykoj që teoritë e Novac duhen parë me dyshim, duhet bërë debat me argumente…Është një situatë e veçantë, pasi besimi tek shkenca duhet të ruhet…Mjeti i fundit mund të jetë shtrëngimi…Dhe vijmë tek dilema se kush është më i rëndësishëm komuniteti apo individi!? Personalisht kam zgjedhur të bëj vaksinën, duke besuar tek shkenca, por edhe duke dyshuar”, tha më tej Lubonja.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat