Basha tregon “kushtin” që të ulet në një tryezë me Berishën

Shqipëria

Basha tregon “kushtin” që të ulet në një tryezë me Berishën

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 22:10
Sali Berisha, Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se nuk ka asnjë pengesë që të ulet në një tryezë me Sali Berishën, në rast se ai vendos interesat e PD-së mbi interesat personale.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Do të uleshe me Berishën për ta zgjidhur këtë situatë?

Basha: Edhe një herë po ta them, unë personalisht nuk kam pasur dhe nuk kam asgjë me Berishën.

Pyetje: A do kërkonit një tryezë?

Basha: Nuk është se ka kërkuar…

Pyetje: A do ta kërkonit ju?

Basha: Për çfarë….PD nuk shpëtohet nga përçarja duke vendosur interesat personale mbi ato demokratëve. Në momentin që ai e ndal këtë nuk ka asnjë pengesë, sepse falë investimit tim është akoma në PD dhe në Parlament.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat