Tentuan të futeshin në rafineri, procedohen penalisht naftëtarët e Ballshit

Shqipëria

Tentuan të futeshin në rafineri, procedohen penalisht naftëtarët e Ballshit

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 09:10
Rafineria e Ballshit

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kanë proceduar penalisht naftëtarët e Ballshit.

Njoftohet se G. M., 60 vjeç; N. L., 58 vjeç; B. H., 54 vjeç; J. H., 54 vjeç; K. J., 46 vjeç; R. H., 53 vjeç; L. H., 54 vjeç; A. I., 48 vjeç dhe A. N., 56 vjeç janë proceduar penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Më 30 nëntor, naftëtarët e Ballshit që dolën në protestë u shoqëruan nga uniformat blu. Ata u morën në pyetje për tubimet e zhvilluara përgjatë ditëve të fundit.

Naftëtarët prishën derën e rafinerisë në momentin kur tentuan të kalonin përmes saj duke kundërshtuar shërbimet e ruajtjes së këtij subjekti. Sipas naftëtarëve një kompani private ka nisur punë në uzinë. Ata kishin paralajmëruar se do hynin brenda, por dy furgonë policie u futën në rafineri për t’i ndaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat