Borë dhe ngrica në vendin tonë, ARRSH jep detaje për situatën

Shqipëria

Borë dhe ngrica në vendin tonë, ARRSH jep detaje për situatën

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 09:13
Ilustrim

Vendi ynë ditët e fundit është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje shiu e bore në të gjithë vendin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen e akseve rrugore pas 24 orësh pa reshje.

Sipas ARRSH gjatë natës për të shmangur ngricat është punuar gjithë natën me shpërndarjen e kripës, për të vijuar pa probleme qarkullimi i makinave.

“Reshjet kanë pushuar 

Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta

Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset

#ARRSH #MIE”, thuhet nw njoftimin e ARRSH.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat