Shefi i Urgjencës Kombëtare zbulon simptomat e variantit “Omicron”

Shqipëria

Shefi i Urgjencës Kombëtare zbulon simptomat e variantit “Omicron”

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 21:48
Skënder Brataj

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur rreth variantit Omicron që ka shqetësuar të gjithë botën

Brataj tha se simptomat tipike të këtij varianti janë rruga, sekrecionet, dhimbjet e fytit dhe temperatura për 1-2 ditë.

BratajI bashkohem doktor Ilirit. Është shtamë e Sars Cov 2. 30 mutacione i ka pësuar vetë Omicroni. Sars Cov 2 ka rreth 30 mijë baza në gjenomën e vet. Po të bësh llogari të statistikave, mutacionet janë të parëndësishme nga ajo që flasim. Nuk është mutacioni problemi dhe nuk është e thënë që siç ndodhi me viruset e viteve ’60 që interpretoheshin gjithmonë si rrufë.

Omicroni ka tipike rrufën, sekrecionet, dhimbja e fytit dhe temperaturë 1-2 ditë dhe periudhë rikuperimi më të ulët se më parë. Sa u izolua shtami, u kapën me vonesë por ishin përhapur shumë. Viurset dhe shtamat e reja janë më transmetuese dhe më pak vdekjeprurëse, ndaj në vendet e tjera merren masa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat