Topalli: De facto Berisha për dy muaj i ka marrë partinë Bashës

Shqipëria

Topalli: De facto Berisha për dy muaj i ka marrë partinë Bashës

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 22:47
Jozefina Topalli

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka qenë e ashpër në reagimin e saj në drejtim të kreut të PD Lulzim Basha.

E ftuar në emisionin në Euronews, Topalli deklaroi se veprimet e Bashës, si djegia e mandateve përjashtimi i Berishës erdhi si pasojë e procesit që ai ka të hapur në SHBA për lobimin rus.

Ajo shtoi, se për dy muaj që Berisha po mban Foltoret, de facto ia ka marrë partinë Bashës.

“Ambasadorja ka thënë se ne nuk e kemi shantazhuar. Ne e dimë që Basha ka pasur një proc të hapur për lobimet në SHBA. A i është vënë përpara dëshmia e Nik Muzinit nga pala amerikane apo jo këtë ne nuk e dimë, deri sa ai nuk flet. Mediat duhet të investigojë pse Basha dogji mandatet dhe vendimin e marrë në 9 shtator.

Partia nuk është as bravë as gozhdë. Partia është bashkim vullnetar. De facto Berisha për dy muaj i ka marrë partinë”, tha Topalli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat