Deputetja e PD-së del kundër Sali Berishës: Kjo është e pabesueshme!

Shqipëria

Deputetja e PD-së del kundër Sali Berishës: Kjo është e pabesueshme!

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 23:48
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Bashën që për përfitime personale apo të grupit të njerëzve të tij mbështetës bashkëpunon me Ramën.

Por për deputeten Orjola Pampurin, një person që lufton fort për t'u bërë kryeministër (Basha) nuk do të shkonte të bashkëpunonte me kundërshtarin dhe të vijonte të mbante kundërshtarin kryeministër dhe ai të qëndronte dhe të kishte gjithë këtë betejë të fortë brenda llojit të vet.

“Kjo është e pabesueshme që kreu i PD-së të bashkëpunojë me kundërshtarin.

Këto janë akuza që hidhen në një moment kur për shkak të konfliktit mund të shkohet dhe në akuza të tilla të cilat janë të pabaza”, tha ajo për Ora News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat