Familjarët gjejnë të pajetë 51-vjeçarin në Gramsh, ja për çfarë dyshohet

Shqipëria

Familjarët gjejnë të pajetë 51-vjeçarin në Gramsh, ja për çfarë dyshohet

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Një 51-vjeçar banues në fshatin Bletas në Gramsh është gjetur në rrugë pa shenje jete nga familjarët.

Sipas informacioneve paraprake në trupin e  51-vjeçarit V.Zh nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i humbjes së jetës mund të jetë bërë arresti kardiak.

Sakaq grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gramsh/Informacion paraprak

Më datë 02.12.2021, rreth orës 08:20, në fshatin Snosem, Gramsh, në rrugë është gjetur nga familjarët pa  shenja  jete shtetasi V. Zh., rreth 51 vjeç, banues në fshatin Bletas, Gramsh. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë   po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat