Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për zgjedhjet vendore të 30 qershorit

Shqipëria

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për zgjedhjet vendore të 30 qershorit

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Është zbardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit të 2019.

"Konstatimi antikushtetues i zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar më 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë dhe, si rrjedhojë, konstatimi antikushtetues i zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve. Verifikimi i kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë “Bindja Demokratike” në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019."- ishte kërkesa e Shoqatës së Bashkive. 

Gjykata Kushtetuese rrëzon pretendimin për pavlefshmërinë e 30 qershorit. Nuk ka zgjedhje të reja

Ne vendimine gjykates thuhet se "kërkuesja nuk legjitimohet ratione personae, duke qenë se nuk bën pjesë në rrethin e subjekteve që mund të vënë në lëvizje Gjykatën për ushtrimin e kompetencës së saj."

Gjykata Kushtetuese rrëzoi përfundimisht mundësinë për ripërsëritjen e zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019 ku PD dhe LSI bojkotuan votimet, më  4 nëntor 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat