Meta e thotë troç: Do të pranoja një mandat të dytë vetëm me një kusht

Shqipëria

Meta e thotë troç: Do të pranoja një mandat të dytë vetëm me një kusht

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 00:50
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se do ta pranonte një mandat të dytë vetëm nëse presidenti do të kishte më shumë pushtet për të mbrojtur shtetin.

Do të pranonit një mandat të dytë?

Meta: 25 prilli, unë e kam bërë detyrën time shkëlqyer. Nëse do të kishim një ndryshim do ta pranoja me objektivin që institucioni i presidentit të kishte më shumë instrumenta për të mbrojtur shtetin. Unë kam qenë presidenti që është tradhtuar nga opozita. Detyrën time e kam bere shkëlqyer. Ishte vendosmëria ime qe pengoi pushtimin e Gjykates Kushtetuese dhe mbi te gjitha qe riktheu Parlamentin pluralist.

Nga lidershipi me dashje, nga ata të tjerët pa dashje se ata besuan, ashtu janë. Për të ardhmen? Do të kem një mandat të dytë por nuk e besoj kurrë para 20 vitesh. Tani të gjithë janë të qartë për lojën e asgjësimin e pluralizimit politik në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat