“Këtë e kanë në dorë socialistët”/ Ngjela parashikon zhvillimet e reja politike

Shqipëria

“Këtë e kanë në dorë socialistët”/ Ngjela parashikon zhvillimet e reja politike

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 18:16
Spartak Ngjela

Përplasjet brenda PD-së kanë krijuar jo pak tension dhe frikë për destabilizimin e vendit. Kurioziteti i të gjithëve është se çfarë do të ndodhë me mbledhjen e 2 Kuvendeve.

Ngjela parashikon se nuk do të ndodhë asnjë gjë, pasi shteti është në dorë të Ramës dhe jo të Berishës.

“Po a është legal kongresi dini gjë? Është person jurdik PD, Pra lidershipi i këtij personi juridik ka paranë në dorë, kurse lidershipi i këtyre ka pushtetin. Ky personi juridik ka një statut sikurse edhe ky tjetri që ia ka njohur gjykata. Tani ta marrim te e para, një grup njerëzish krijojnë me emrin e personit juridik një lëvizje anësore, që s ka lidhje me personin juridik, kryetari i të cilit po i denoncoi shkojnë në proces penal.

Edhe nëse mblidhen në një mbledhje aksionerët, nuk vlejnë. Tani vijmë ku i çoi ky këto firmat, do i çonte në zyrën e partisë. Këto thonë ai nuk i pranon. Këto mund t’i drejtohen një gjykate. Gjykata ka të drejtën të kontrollojë firmat, i zgjidh përmbarimi s’ka nevojë për kryengritje. I përgjigjet përmbarimi, policia Saliut me këtë vendim? Jo. Ky është shteti juridik, revolucionin s’ke nevojë ta bësh me firma. Cdo bëjë Basha? Nuk e di. Do i denoncojë edhe për firmat? Nuk e di. Këtu është një pikëpyetje e madhe pse nuk i nxorën firmat këta?

Këta thonë, do futemi në zgjedhje për Kuvendin, por listat janë sekrete. Listat e votuesve, janë legale. Ti shikonte kushdo në internet, çdo fshehje klandestine është kundra ligjit. Nuk ka lëvizje klandestine.

11 Dhjetorin me një denoncim nuk e lejon shteti. Shteti do ta quajë lëvizje jo ligjore, dhe nëse do bësh një miting do marrësh leje. Shtetin e kanë socialistët në dorë, nuk e shkel dot ligjin. Ai nuk foli në emër të partisë kur tha unë do jem kryeminsitri. Pse? Mëkon ato që janë nëpër salla. Një gjë nuk e kapërcen dot. në bazë të statute të tij, firmat duhet t’i cojë te lidershipi, nëse ai nuk ia pranon në gjykata. Po cfarë ndodh? Ky tjetri është person juridik. A do e kërkojë zbatimin e ligjit? Kjo varet nga Basha.” u shpreh Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat