Dy Kuvendet e dhjetorit, Bytyçi: Berisha i tretë do të jetë më i reformuar se dy rastet e para

Shqipëria

Dy Kuvendet e dhjetorit, Bytyçi: Berisha i tretë do të jetë më i reformuar se dy rastet e para

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 18:21
Enver Bytyçi

Në dhjetor, më 11 dhe 18 do të mbahen dy Kuvende Kombëtar, ai I thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha dhe ai i thirrur nga  Kryedemokrati Lulzim Basha.

Në lidhje me këtë në një intervistë për RTV Ora, analisti Enver Bytyçi është shprehur se reformimi i Partisë Demokratike ka qenë në rend të ditës  pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Enver Bytyçi: Diskutimi për reformimin e partisë, nuk do ta quaja rithemelim as me rastin e retorikës së Berishës, sepse rithemelimi është një proces shumë më i thellë se sa “foltorja”, por reformimin i PD ka qenë në rend të ditës vazhdimisht sidomos pas humbjes së 25 prillit në zgjedhje. Mark Marku ishte një nga iniciatorët dhe unë iniciativën e tij e kam përshëndetur duke përjashtuar rithemelimin, për shkak se  rithemelimi nuk dukej të ishte një proces i realizueshëm por nuk jam pajtuar me Markun, në faktin se ai në shenjë proteste për mosdëgjimin e zërit të tij, u larguar nga partia.

Bytyçi rikthimin e Berishës në këtë periudhë e konsideron si rikthim të tretë.

Ai shprehet ndër të tjera shprehet se Berisha kësaj radhe do të jetë më i reformuar se në kohën e kur ishte president dhe kryeministër.

Enver Bytyçi: Rikthimin e Berishës në këtë periudhë e kam quajtur rikthimi I tretë, ai ishte në fazën e parë si president i vendit, pastaj u rikthyer për herë të dytë si kryeministër, dhe duket se do të kthehet për herë të tretë. Berisha i dytë ishte shumë më pozitiv, shumë më aktiv, shumë më i suksesshëm, shumë më demokratë sesa Berishaiparë dhe unë besoj se Berisha i tretë duke mos e njësuar veten plotësisht me PD siç ka vepruar në mandatet e shkuara do të jetë një Berishë akoma më i reformuar se në dy rastet e para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat