Nga çfarë ka frikë Alfred Cako? Konspiracionisti jep përgjigjen që nuk pritej

Shqipëria

Nga çfarë ka frikë Alfred Cako? Konspiracionisti jep përgjigjen që nuk pritej

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 10:57
Alfred Cako

Konspiracionisti Alfred Cako ka dhënë sëfundmi një intervistë për emisionin ‘Ndryshe’ ku ka rrëfyer detaje për idetë që ai beson dhe propagandon.

Mirëpo nga çfarë ka frikë Alfred Cako?

“Unë kam vite që studio shkencat okulte. Filozofia është bashkimi i filozofisë, shkencës dhe religjionit. Dhe një ka parimet kryesore që ka filozofia është që të mos ketë frikë as para vdekjes. Unë besoj se jam drejt përmbushjes së kësaj bindjeje. Njeriu edhe kur të jetë në prag të vdekjes nuk duhet të trembet sepse kjo është arma më e fortë e djallit që të trembë njerëzit. Unë besoj tek teoria e rimishërimit.

Ne mendojmë që ferri dhe parajsa janë në tokë. Kur një shpirt rimishërohet në kushte të vështira jetese ai është një ferr i vërtetë, i cili shkaktohet për shkak të karmës negative që kanë pasur në jetët e të tjera ky shpirt.”, u shpreh Cako.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat