Bastet çojnë në burg shqiptarët, 9 të arrestuar, 9 të proceduar dhe 1 në kërkim në një javë

Shqipëria

Bastet çojnë në burg shqiptarët, 9 të arrestuar, 9 të proceduar dhe 1 në kërkim në një javë

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

6 persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë fundjavës në vendin tonë pasi janë kapur duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit. Gjithashtu gjatë javës që po lëmë pas në pranga kanë rënë të paktën 9 persona, ndërsa 9 të tjerë janë proceduar penalisht dhe një është shpallur në kërkim.

Aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit vijon gjerësisht të jetë aktiv në Shqipëri.

Vetëm në fundjavë 6 persona janë arrestuar ndërsa janë proceduar penalisht 5 të tjerë.

Gjatë një operacioni të policisë në Vlorë u arrestua  A.M.,25 vjeç pasi në lagjen "Pavarsia", në ambientet e lokalit të tij "Bar-Kafe", dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit janë konstatuar disa pajisje elektronike, si një kompjuter laptop, një printer, një Ipad të cilat dyshohen se përdoreshin për lojëra të palejuara dhe baste sportive, duke përfituar vlera monetare të pa deklaruar në organet tatimore.

Gjithashtu në pranga ka rënë Xh.F.,25 vjeç, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit të tij në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, janë konstatuar tre dekodera, një kompjuter laptop dhe një aparatë telefoni celular, të cilat dyshohen se përdoreshin për lojëra të palejuara dhe baste sportive.

Edhe shtetasi D.B.,29 vjeç përfundoi në pranga pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit të tij në lagjen “24 Maj”, Vlorë,dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit

Gjatë mbrëmjes të së shtunës u Goditen 4 raste të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit edhe në Fier ku u arrestuan 3 shtetas, 2 u  procedohen penalisht dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, ndërsa janë sekuestruar 9 aparate celularë.

Gjatë javës së po lëmë pas në Berat 1 person është arrestuar ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa edhe në Korçë e Tiranë ka pasur të arrestuar për aktivitetin e lojërave të fatit.

Gjatë javës së kaluar 9 persona janë arrestuar, 9 të tjerë janë proceduar ndërsa 1 person është shpallur në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat