Në Balëz të Elbasanit uji mungon prej kohësh, banorët: Presim në dorë të Zotit!

Shqipëria

Në Balëz të Elbasanit uji mungon prej kohësh, banorët: Presim në dorë të Zotit!

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Uji i pijshëm vijon të jetë një shqetësim për një pjesë të zonave administrative në bashkinë e Elbasanit. Në fshatin Balëz problemi me ujin e pijshëm është kthyer në një problem madhor ndërsa banorët thonë se Bashkia edhe pse është në dijeni të situatës nuk ka marrë asnjë masë.

Uji i pijshëm vijon të jetë një shqetësim për zonat periferike të Elbasanit.

Në fshatin Balëz mungesa e ujit është kthyer në një problem madhor.

"Ka dy ditë pa asnjë pikë ujë. Mbrëmë nuk erdhi asnjë pikë, çfarë të bëjmë?"

"Kështu është gjithë kohës."

"Ne presim në dorë të Zotit që të kemi ujë, se ujë të pijshëm nuk ka."

 Edhe pse shpesh herë janë ankuar gjendja vijon e njëjtë.

"E di dhe bashkia, e dinë dhe deputetët që kanë qenë këtu kaq vite."

Teksa në  rubinetët e tyre nuk ka ujë, banorët thonë se askush nuk interesohet për ta.

"Këtu është për të ikur vetëm për ujë."

"100 herë kemi shkuar atje."

Veç mungesës së ujit të pijshëm banorët e fshatit Balëz vuajnë edhe për mungesën e rehabilitimit të kanaleve të ujërave të zeza të cilat për ta janë kthyer në një shqetësim serioz.

"Qelbet rruga aty ku kalon kanali, duhet ta rregullojnë dhe ta mbulojnë."

E vetmja kërkesë që kanë është të merret seriozisht ankesa e tyre nga Bashkia e drejtuar nga Gledian Llatja, dhe nëse nuk do të merren masa atëherë ata paralajmërojnë se do të ngrihen në protestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat