Qendër ciklonike në Adriatik/ Sot dhe nesër rrebeshe në vendin tonë

Shqipëria

Qendër ciklonike në Adriatik/ Sot dhe nesër rrebeshe në vendin tonë

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 19:50
Ilustrim

Të paktën 5 vitet e fundit, Dhjetori ka patur tiparet e vjeshtës, ndërsa këtë herë ka karakteristikat e dimrit, i ftohtë dhe me reshje.

“E gjithë situata ka lidhje me një masë ciklonike që po zhvillohet në Adriatik.

Sot pasditja ka sjell reshje shiu në të gjithë vendin, të pakta në jug dhe qendër, por intensive në veri.

Gjatë natës reshjet bëhen intensive në veri-qendër ndërsa gjatë mëngjesit në të gjithë vendin. Vetëm e hëna në mbrëmje pakëson reshjet në vend.

Nga e  marta deri të enjten në mbrëmje priten vetëm reshje të pakta dhe të izoluara dhe kryesisht dëborë në zonat malore, pasi temperaturat zbresin disa gradë nën 0. Ndërsa e premtja sërisht sjell reshje intensive.

Për këtë arsye kjo javë duke nisur nga nesër sjell rrezikun e përmbytjeve në zonat urbane.

Reshjet që kanë rënë këto ditë kanë qënë të konsiderueshme dhe reshjet që priten këtë javë, janë të shumta duke plotësuar normat mujore për veriun dhe qendrën, prandaj dhe priten përmbytje”, tha Adiola Bani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat