“Mos i shikoni të dashurat tona”, sherr me thika mes të rinjve shqiptarë në Itali, dy të plagosur

Shqipëria

“Mos i shikoni të dashurat tona”, sherr me thika mes të rinjve shqiptarë në Itali, dy të plagosur

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Dy 17-vjeçarë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së dielës, 5 dhjetor në Firenze të Italisë.

Njëri është goditur me thikë në krah, tjetri në këmbë, raportojnë mediet italiane.

Djemtë shqiptarë, dyshohet se janë sulmuar nga dy bashkëkombës, më të mëdhenj se ata, të cilët më pas kanë ikur.

Dyshohet se sherri ka ndodhur pasi këta të fundit i akuzuan se po ja shikonin të dashurat e tyre. Sherri fillimisht filloi me sharje dhe fyerje dhe më pas njëri prej tyre nxori thikën.

Dy të miturit u dërguan në urgjencë, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat