Java nisi me shi, por si parashikohet moti për ditët në vijim?

Shqipëria

Java nisi me shi, por si parashikohet moti për ditët në vijim?

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 14:00
Ilustrim

Ashtu siç ka nisur, edhe kjo javë parashikohet të jetë me reshje shiu e dëbore në vendin tonë, por përgjatë saj nuk do të mungojnë as ditët me diell.

Sipas Shërbimit Meotorologjik Ushtarak, dita e sotme do të mbyllet me mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Reshjet do të jenë kryesisht me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore mbi 300 metër parashikohen edhe reshje dëbore me intensitet mesatar, të cilat zgjasin deri në orët e para të mëngjesit të ditës së martë. 

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe për ditën e martë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar, në formë shtrëngatash.

Për ditën e mërkurë dhe relativisht atë të enjte kemi një përmirësim të kushteve atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime, si dhe alternime vranësirash kalimtare. Gjatë ditës së enjte në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit, prej orëve të pasdites, do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, në formë shtrëngatash.

Java mbyllet me ditën e premte me mot me vranësira të dendura, shoqëruar me reshje shiu të vazhueshme me intensitet të ulët deri dhe mesatar, në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve parashikohen reshje të dendura dëbore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat